Max Verstappen është talenti më i madh në sportin e Formula 1. Hollandezi 19 vjeçar është piloti më i ri në historinë e Formula 1 që ka fituar një garë. Ai njihet për stilin e tij të egër që e bën të veçantë nga të rinjtë e tjerë dhe ka ngjallur interesin e skuderive më të mëdha të F1.
Verstappen aktualisht është pjesë e Red Bull në garat e Formula 1 por në drejtim të tij kanë ardhur oferta të shumta. Ofertat më të spikatura kanë qenë ato të Ferrarit dhe Mercedes që duan me çdo kusht djaloshin e ri si pjesë e skuderive të tyre për të ardhmen.
Por hollandezi duket se ka hedhur poshtë gjithë ofertat në drejtim të tij duke rinovuar kontratën me skuderinë austriake. Verstappen ka qëndruar te Red Bull për tu rritur më tepër profesionalisht por edhe për të shpresuar në fitimin e titullit kampion me këtë skuderi.