Ditën e sotme ka pasur një takim me klubet e Superiores dhe presidentin të Ligës, Z. Edvin Libohova. Në këtë takim ishin të pranishëm vetëm gjysma e presidentëve të klubeve, ndërsa mungonte pjesa tjetër. Të pranishëm në këtë takim ishin Ardjan Takaj (Skënderbeu), Pashka Laska (Laçi), Artan Shyti (Teuta) dhe Artur Dade (Luftëtari). Tema e disktumit ka qenë ligji I sportit që ende nuk është miratuar nga Qeveria edhe pse një vit më parë u premtua në takimin që Kryeministri Rama bëri më të gjithë pjestarët e futbollit në vend. Presidentët janë të pakënaqur pasi nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë e tyre dhe pas mbledhjes janë shprehur se Superliga mund të shkojë drejt bojkotit. Klubet shqiptar kanë kërkuar nga Qeveria, lehtësira fiskale, mënyrën e sponsorizimit dhe njohjen e saj në prag të mundësisë së privatizimit të ekipeve.
“Ne tani kemi një takim me Këshillin e Ministrave për këtë punë e do këmbëngulin për kërkesat që kemi bërë. Nuk tërhiqemi nga asnjë kërkesë që kemi bërë e do të rinegociojnë tani me qeverinë e me Ministrinë e Financave dhe pas takimit do të rishikojmë vendimet për përshkallëzuar qendimin tonë lidhur me vazhdimin e kampionatit apo e masa të tjera”, u shpreh Presidenti I Ligës, Edvin Libohova.
“Nëse Zoti Libohova që përfaqëson këtë ligë mund të marrim vendim bashkë me ne dhe të shkojmë drejt bojktoti se nuk ka zgjidhjke tjetër. Ne duhet të jemi të gjithë këtu, por unë nuk mund të imponoj asnjë që të jetë këtu. Unë një njeri që I kam paguar të gjitha taksat shtetit dhe qeveria duhet të vendos dorën te futbolli”, deklaroi presidenti i Laçit, Pashk Laska.
“Propozimi që ka ardhur nuk plotëson kushtet e futbollit dhe paratë që jep private në formë donacioni duhet gjetur forma ligjiore që mos të tatohen. Këtu duhet të ulemi të gjithë të vendosim pasi bojktoti I kampionatit nuk është një vendim që merret nga një pjesë. Ndalimi I kampionatit është një rast jo I pamundur, por duhet të merret në fund të përpjekve tona institucionale dhe konstruktive”, u shpreh drejtori I Teutës, Artan Shyti.