Kombëtarja është duke kryer aktualisht stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërmes ndaj Islandës. Mungesa e vetme është ajo e mbrojtësit Mërgim Mavraj. Të pranishëm për këtë ndeshje do të jenë rreth 9 mijë tifozë si dhe 200 tifozë shqiptarë.
Deri më tani është ky numër zyrtar për tifozët që do të ndjekim takimin e nesërme. Stërvitja e kombëtares do të zgjas rreth 60 minuta. Gjatë seancës stërvitore të pranishëm janë edhe drejtuesit e FSHF-së më në krye presidenin Duka.