Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, pak minuta më parë ka postuar në profilin e tij në “facebook” një foto të vitit 1933, kur skuadra që ai drejton sot ka fituar titullin e parë kampion. Takaj krenohet me titullin e parë, sidomos me kohën kur është regjistruar ky triumf.
Duket qartë se presidenti i korçarëve i kujton rivalëve të përbetuar të muajve të fundit historinë e skuadrës së tij. Nënkuptohet lehtësisht se vjetërsia e fotos tregon për rivalët e Skënderbeut, Partizanin, i cili është klub që është krijuar shumë vite pas fitimit të titullit të parë nga korçarët.