Rodrigo De Paul me shumë mundësi do të largohet nga Udinese në verë. Mesfushori argjentinas është në kërkim të një ekipi tjetër, ku shpresohet se do arrihet një marrëveshje me një Klub të madh. Sipas Tuttosport, përveç Juventusit, në garë është edhe Milani.
Karakteristikat e lojtarit përshtaten shumë me atë çka kërkon Pioli, por një problem më vete mbetet ccmimi i lartë. Bëhet fjalë për 40 milionë euro, çka “djalli” vështirë se ka luksin t’i shpenzojë.27 vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 10 assiste. Sa i përket Coppa Italia, në 2 paraqitje, është dhënë një assist.