Afrim Bilali është trajneri më i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi shkodran, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
40 vjeçari Bilali ka qënë më parë në krye të Teutës, apo edhe Ardhmëria Basket. Nuk mund të lëmë pa përmenduar që ai ka drejtuar edhe përfaqësuesen e moshave.
Vllaznia synon të kapë majat në basketbollin shqiptar, e për këtë ka afruar një ekspert. Se sa do ia dalë mbanë, kjo mbetet të shihet.
https://www.facebook.com/vllaznia.basket/posts/950746952078601