Milan dhe Torino përballen me njëra tjetrën në Kupën e Italisë, me fillim nga ora 20.45.
Trajneri i kquezinjve, Pioli po mendon për formacionin me anë të të cilit ekipi do zbresë në fushë. Nga minuta e parë pritet t’a nisë Tatarusanu, duke lënë në stol Donnarumma. Vendim ky disi surprizë, duke ditur cilësitë e Donnarumma. Brahim Diaz dhe Leao në ofensivë, me shpresën se do jenë vendimtar. Përderisa nuk bëhet fjalë për një ndeshje të Serisë A, rotacioni është i lejueshëm.
Milan synon triumfin, duke vazhduar kështu garën për të fituar Kupën.
Formacioni i mundshëm:
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Musacchio, Romagnoli, Dalot; Calabria, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Leao.