E ardhmja e Diego Costas mund të jetë sërish në Premier League. Pas eksperierncës të Çelsi ai mund të transferohet te Wolverhampton që sezonin e fundi bëri një vit shumë të mirë duke i surprizuar të gjithë. Sikurse raporton “Globo Esporte” për momentin është arritur marrëveshja vetëm ndërmjet lojtarit dhe dhe skuadrës angleze.
Përsa i përket spanjollëve ata duhet të ulen në një tavolinë me anglezët dhe të bisedojnë pasi akordi ndërmjet tyre nuk është arritur. Braziliani i natyralizuar si spanjoll do të ishte një goditje e madhe për klubin anglez që synon të përmirësojë renditjen e vitit të kaluar.