Nesër, Partizani do të luajë kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Kjo sfidë është trumbetuar shumë nga mediat, por gjithashtu fryrë shumë edhe nga vetë klubet përmes provokimeve në rrjetet sociale. Me interes pritet të mësohet arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë takim.
Dy janë kandidatët, Andi Koçi dhe Eldorian Hamiti. Koçi shihet si favorit nga dy klubet, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo sfidë t’i besohet edhe arbitrit me stemën e FIFA-s, lezhianit Hamiti. Kujtojmë që përballja mes Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet në orën 19:00. /Newsport.al/