Abissnet Superiore do të rikthehet të luhet ditën e sotme. Në program për javën e 11-të kampionatit shqiptar janë dy ndeshje që do të luhen në Laç dhe Elbasan. Fillimisht në orën 13:45 në Laç do të zhvillohet sfida me Laçit vendas dhe Dinamos.
Një supersfidë për të dyja ekipet që këtë sezon kanë objektiva të mëdha. Kurbinasit vijnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Vllaznisë në Shkodër, kurse Dinamo pas fitores ndaj Kastriotit dhe në fushë të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët.
Në orën 16:45, do të jetë radha e supersfidës tjetër, Teuta-Vllaznia e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Kampionët në fuqi nuk po kalojnë një moment të mirë, aq sa kanë ndryshuar edhe trajnerin me Arapin që mori vendin e Martinit. Nga ana tjetër, Vlllaznia pas dy fitoreve radhazi kërkon triumfin e 3-të ashtu si edhe Teuta që kërkon rikthimin te fitoret për të mos humbur më shumë terren me vendet e para.
Java e 11-të e Superligës:
Laçi-Dinamo Ora 13:45
Teuta-Vllaznia Ora 16:45