Sot, do të luhet sfida ndërmjet Tiranës dhe Kukësit që është edhe kryendeshja e kësaj jave të 21-të. Trajneri Mirel Josa së bashku me të besuarit e tij do të kërkojë fitoren, por gjithashtu të njëjtën gjë do të bëjë edhe tekniku i Kukësit, Ernest Gjoka për të vazhduar rrugën e nisur drejt titullit kampion. Bardheblutë me shumë gjasa do të luajnë me një skemë 4-4-2, por edhe verilindorët do të zbresin në fushë me të njëjtin rreshtim.
11-shja titullare e Tiranës pritet të jetë kjo: Lika – Doka – Muça – Domgjoni – Hoxhallari – Daja – G. Lika -Taku – Moise – Halili – Edeh. Ndërsa trajneri Gjoka me shumë mundësi do të hedhë në fushë nga minuta e parë këta lojtarë: Koliçi – Hallaçi – Shameti – Alla – Rrumbullaku – Dvornekoviç – Musolli – Karioka – Imami – Emini – Pejiç.
Takimi Tirana – Kukësi është vendosur të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.