Sot, në orën 19:45, Skënderbeu do të presë Laçin në Korçë. Vendasit e drejtuar nga Orges Shehi do tentojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv pas dy fitoreve të para në dy javët e startit të kampionatit.
Kurbinasit nga ana tjetër kanë treguar se janë “kockë” e fortë dhe skuadër aspak e lehtë për tu mundur. Edhe pse kurbinasit luajnë në transfertë ditën e sotme, sërish mbetet për tu parë nëse të besuarit e Artan Mërgjyshit do bëjnë mrekullinë në Korçë sikurse ka ndodhur dhe herë të tjera apo do të lenë vendasit të gëzojnë, kjo mbetet për tu parë.