Sido që të shkojë aventura europiane, te Kukësi po vendosin piketat për sezonin e ardhshëm.
Skuadra verilindore kërkon që të bëj një paraqitje mjaft dinjitoze në UEFA Europa League ndaj Debrecenit mbrëmjen e sotme, por kjo nuk e pengon që të mendojë për merkato.
Dy futbollistët e Skënderbeut, i kthyer në supermarket ditët e fundit, Gjelbrim Taipi dhe Enis Gavazaj janë në planet e nënkampionëve, që besohet se kanë arritur akordin verbal me lojtarët.
Dyshja pritet të largohet pas atij dënimi të marrë nga CAS, me 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë dhe Kukësi duket se do të jetë destinacioni i radhës.
Kukësi luan mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, takimin e kthimit të raundit të parë të Europa League ndaj Debrecen, me hungarezët që e kanë fituar takimin e parë me shifrat 3-0.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.