Merkato është futur në një fazë mjaft të nxehtë, ku skuadrat kanë nisur të bëjnë përforcimet cilësore përpara nisjes së sezonit të ardhshëm.
Një prej skuadrave që po has pengesa në këtë drejtim është Luftëtari. Madje, skuadra gjirokastrite është kthyer në një “SUPERMARKET” për ekipet kundërshtare. Të shumtë janë lojtarët që sezonin e ri do e nisin me një tjetër fanellë, e të shumtë janë ata që janë në negociata për tu larguar.
Një prej tyre është sulmuesi, Dunga, që kërkohet me mjaft interes nga Kukësi. Nënkampionët e vendit shikojnë te 26 vjeçari pasuesin ideal të Arturo Reginaldo dhe për këtë fakt ka nisur të lëviz kartat.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Dungës dhe Kukësit, por dëshira është e madhe për një bashkim të rrugëve të tyre.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.