Kategoria Superiore do zhvillojë sot tre ndeshjet e mbetura të javës së 26-të. Në fushë do zbresin gjashtë skuadra, teksa ka luftë në dy zonat e klasifikimit. Për mbijetesë në Superligë luhet dueli mes Bylis dhe Kastriotit, që mes start në 13:00.
Në orën 16:00 do zhvillohen dy sfida të tjera. Tirana pret Apoloninë në “Air Albania”. Ndeshja është shumë e rëndësishme për bardheblutë, që kërkojnë të afrohen me zonën Europë, nisur edhe nga rezultatet e rivalëve.
Po në këtë orar, Kukësi pret Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Dje, Vllaznia barazoi pa gola me Partizanin, ndërsa Teuta mori kreun e klasifikimit pas fitores 1-0 me Laçin.
Sot – Superliga
13:00 Bylis – Kastrioti
16:00 Tirana – Apolonia
16:00 Kukësi – Skënderbeu