Katër
skuadrat shqiptare, Partizani, Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu (zëvendësohet nga
Laçi nëse shpallet e fajshme nga CAS-i) do të njohin sot kundërshtarët europian
të raundit të parë kualifikues të Kupave të Europës.
Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, Partizani lufton për një vend në UEFA
Champions League, ndërkohë që tre skuadrat e tjera janë në garë në
kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Kontinetin e Vjetër, UEFA Europa
League.
Me shortin që do të hidhet sot në Zvicër, (Champions League ora 14:30 dhe
Europa League më 15:00), 4 skuadra shqiptare janë gjithë sy e veshë nga goglat
e Nyonit.
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit janë emra të mëdhenj të futbollit
europian, si Celtic (SCO), Qarabağ (AZE), Sheriff Tiraspol (MDA), F91 Dudelange
(LUX) dhe Slovan Bratislava (SVK).
Skuadra verilindore, që vjen në këtë turne pas vendit
të dytë në kampionat dhe fitimit të Kupës së Shqipërisë rrezikon të
“peshkojë” një kundërshtar mjaft të fortë. Debrecen, Mura, Milsami
Orhei, Banants dhe Jeunesse Esch.
Durrsakët mund të ketë kundërshtarë si Apollon Limassol, Kairat Almaty,
Ventspils, Cracovia Krakow dhe Dinamo Tbilis.
Skënderbeu (Laçi) rrezikon që të përballet me skuadra si Hapoel Beer-Sheva (ISR), AEK
Larnaca (CYP), Domžale (SVN), Pyunik (ARM), Sabail (AZE) dhe Budućnost
Podgorica (MNE).