Kategoria Superiore për moshat U21 do vijojë sot me dy duelet e radhës për javën e 13. Në 13:00, katër skuadra do zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar ndeshjet respektive. Në Pezë-Helmës, Dinamo do presë Bylisin.
Po në këtë orar, në Fier, vendasit e Apolonisë luajnë me Turbinën. Ky është viti i parë që FSHF nis kampionatin e kësaj grupmoshe, me skuadrat që kanë mundësi të aktivizojnë lojtarë edhe nga ekipet e para. Pas këtyre javëve, Laçi kryeson renditjen me 29 pikë, ndjekur nga Bylis me 27.