Juventusi ka arritur të fitojë Superkupën e Italisë në finalen ndaj Milanit. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-0. Goli i ndeshjes është shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të.
Megjithatë, ky gol do të ketë shumë polemika, pasi mund pozicioni i sulmuesit ishte i dyshimtë. Me këtë triumf, Juventusi bëhet skuadra që e ka fituar më shumë herë Superkupën e Italisë, 8 herë, duke lënë Milanin me 7 trofe.