Kategoria Superiore është përcaktuar që të startojë në 7 shtator. Ajo që bie në sy në këtë sezon, janë trajnerët e dhjetë skuadrave, të cilët janë ndarë rastësisht në mënyrë të barabartë. Bëhet fjalë për teknikët shqiptarë që drejtojnë pesë nga skuadrat e këtij sezoni në Superiore, dhe për trajnerët e huaj që drejtojnë pesë ekipet e tjera. Skënderbeu kampion vendosi të kishte në krye të pankinës së tij Agostineli, trajner italian. Ndjekësit e tyre të sezonit të kaluar, Partizani, ia ka besuar skuadrën Adolfo Sormanit. Tjetër i huaj në kampionatin shqiptar është braziliani Marcelo Troisi, i cili në këtë sezon do të drejtojë ekipin kurbinas të Laçit. Edhe Luftëtari me Teutën kanë zgjedhur trajnerë të huaj, respektivisht Milinkoviç dhe Bexhi, i cili u prezantua ditën e sotme.
Ndërsa skuadra më e titulluar në Shqipëri, Tirana me 24 tituj të fituar, ia ka besuar edhe një herë skuadrën trajnerit Ilir Daja. Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, Kukësi do të ketë në krye të pankinës Ernest Gjokën. Flamurtari do të drejtohet nga Magani, Vllaznia nga Cungu, ndërsa Korabi debutues do të drejtohet nga Artan Mëgjyshi.
Skënderbeu – Andrea Agostineli
Partizani – Adolfo Sormani
Kukësi – Ernest Gjoka
Tirana – Ilir Daja
Teuta – Çezare Bexhi
Laçi – Marcelo Troisi
Luftëtari – Mladen Milinkoviç
Flamurtari- Gugash Magani
Korabi – Artan Mërgjyshi
Vllaznia – Armando Cungu