Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Kategorisë Superiore për moshat U-19. Shumë gola të realizuar si në Grupi A ashtu edhe në Grupin B. Vllaznia kryesuese ka triumfuar në transfertë duke mposhtur 3-1 ekipin e Dinamos. Laçi triumfoi 4-2 kundër Shkëndijës, ndërsa derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizani u ndal në barazim. Shkodra u mposht nga Shkëndija e Tiranës, kurse Shënkolli fitoi 2-0 në transfertë.
Në Grupin B situata mbetet e njëjtë. Apolonia fitoi 4-2 kundër Pogradecit, ndërsa Elbasani mori 3 pikë të arta kundër Skënderbeut. Butrinti – Besa është shtyrë, kurse Akademia e Futbollit ka mposhtur Teutën kryesuese. Flamurtari ka mundur 2-1 në shtëpi skuadrën e Football Republic. Më poshtë njihuni me rezultatet e Grupit A dhe Grupit B.