Florent Muslija bashkohet me Kosovën. Mesfushori i Hannovaren është takuar ditën e sotme me presidentin e Federeatës së Kosovës duke firmosur deklaratën duke i thën po Kosovës. Mesfushori do të jetë i gatshëm për trajnerin Challandes që në ndeshjet e radhës dhe është larguar nga Kombëtarja gjermane.
Postimi i Kosovës:
Florent Muslija i bashkohet Kosovës
21 qershor, 2019 – Futbollisti i talentuar, Florent Muslija, është lojtari i radhës që i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës. Talenti 20-vjeçar i skuadrës së Bundesligës, Hannover, sonte, e ka nënshkruar deklaratën me të cilën përfundimisht i ka thënë “PO” ekipit të Dardanëve.
Kësisoj, Muslija do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Anglisë. Në ceremoninë e nënshkrimit të konfirmimit kanë qenë të pranishëm presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxherët e FFK-së në Gjermani, vëllezërit Shoshi e Fekmi Kongjeli.