Bileta e fundit për në Euroleague kalon nga Turqia. Me një poster të veçantë në stil “Avengers” është pritur finalja mes Barcelonës dhe Anatolu Efes, nga Federata e Basketbollit Europian. Ai që fiton sot do të kualifikohet në 4 më të mirët e Europës dhe ndeshja pritet që të jetë plot emocione.
Në stadiumin e Anatolu, në Turqi fansat kanë blerë të gjitha biletat dhe vendasit do të kenë mbështetjen e 13 mijë tifozëve. Ndërsa 2 mijë tifozë do të udhëtojnë nga Spanja për të mbështetur Barcelonën. Ndeshja do të luhet në orën 7 dhe me siguri që fansat e basketbollit presin me padurim këtë takim.