Erald Çinari ka arritur të shënojë sot gol me skuadrën e Samsunspor kundër Usakspor. Sulmuesi shkodran e ka nisur takimin si titullar duke shkëlqyer me paraqitjen e tij.
Në minutën e 70-të të sfidës, lojën e mirë e kurorëzoi me gol. Ishte i treti për ekipin e tij, ndërsa 4 minuta më pas u zëvendësua. Paraqitja pozitive në këtë takim ka lënë shije të mirë, teksa tashmë po luhet minuta e 88-të dhe Samsunspor po triumfon 4-0.
Kujtojmë që sezonin e shkuar shkodrani ishte pjesë e organikës së Partizanit. Ai arriti të ishte një nga futbollistët kryesorë të të kuqve duke u shndërruar në makthin e skuadrës së Tiranës. Tashmë po tregon vlerat e tij në kampionatin tukr, ndërsa sot ka realizuar në ndeshjen e Kupës.