Masato Fukui rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë të sezonit kundër Flamurtarit.
Sulmuesi japonez e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në finalen e Superkupës ndaj Kukësit dhe tashmë do të jetë i gatshëm për Agostinelin në takimin kundër vlonjatëve.
Por, nëse nga Fukui ka lajme të mira për trajnerin e Skënderbeut, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Hektor Idrizajn dhe Bakari Nimagën. Mbrojtësi i djathtë dhe mesfushori nuk janë rikuperuar ende, ndërsa duhen pritur edhe disa ditë që ata të vendosen në urdhrat e Agostinelit.