Bëhet fjalë për sulmuesin e Partizanit Lucas Cardozo, i cili pritet ti bashkohet bashkëkombasit të tij Gilberto Fortunato tek ekipi bardheblu i Kosovës, Drita në formën e huazimit.
Siç raportohet nga mediat kosovare zyrtarizimi i lojtarit pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Braziliani u transferua në janar të 2018 në kryeqytet dhe nga minutat në dispozicion, që Cardozo pati nga ekipi i Partizanit, gjatë edicionit të tij të parë nuk arriti të bindte plotësishtë klubin e kuq. Në ditët në vijim do të presim në rast se lajmi i përhapur në media për huazimin e tij tek Drita qëndron i vërtet apo jo.