E ardhmja e sulmit të Kukësit duket se do të jetë e ndritur.
Klevis Sadiku, sulmues i Kukësit B ka bërë një paraqitje të shkëlqyer vitin e kaluar në Kategorinë e Dytë, por edhe këtë vit ai ka zhvilluar ndeshje shumë të mira me skuadrën B të verilindorëve.
Talenti kuksian shënoi dy gola në ndeshjen e sotme të Kategorisë së Dytë, mes Adës së Velipojës dhe Kukësit.
Lojtari është aktiv edhe në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto në “Instgram”, ku duket duke festuar më një shokun e tij të ekipit dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Unë nuk kam nevojë për armë, jam vetë i tillë”.
Pavarsisht paraqitjeve të mira, Klevisi ende nuk e ka marrë ftesën nga ekipi i madh, por me “shterpësinë” e golave që po kalon sulmi i Milinkoviçit, ajo mund të jetë shumë afër.