Partizani do të garojë në merkato ndaj zviceranëve të Luzernës për të siguruar shërbimet e sulmuesit italian Mario Fontanela.
27-vjeçari luan për skuadrën e Florianës në kampionatin maltez dhe është vënë në qendër të vëmendjes nga skuadra shqiptare dhe ajo zvicerane. Më parë ai u kërkua dhe nga Pro Vercelli në Serinë B por marrëveshja nuk u krye sepse sulmuesi mësohet që preferon një skuadër që luan në kupat e Europës.
Si Partizani dhe Luzerna aktivizohen ende në kualifikueset e Champions League dhe Europa League, ndaj gara mes tyre do të jetë e fortë për shërbimet e futbollistit. Lajmi u raportua nga portali italian calcionews24.com.