Kanë mbetur vetëm pak fije shprese, por e ardhmja e Rubin Hebaj duket se është vendosur tashmë. Me largimin e tij nga Partizani, sulmuesi shkodran u duk se po afrohej gjithnjë e më shumë me Vllazninë, aty ku edhe u bë i njohur.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe planet e Hebaj për të ardhmen qëndrojnë larg Kategorisë Superiore. Ukraina është “toka e premtuar” për 21 vjeçarin, që është pranë kalimit te Vorskla Poltava.
Në orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i shkodranit te skuadra ukrainase, e cila besohet se do të shërbejë si trampolinë për Hebaj, që prej 2 vitesh është pjesë e sllovenëve të Domzale. Interes për Hebaj kishte edhe nga Tirana, por projektet e tij ishin të destinuara për të udhëtuar larg Superiores.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.