Azdren Llullaku është një lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare. Paraqitjet e mira që po bën në kampionatin rumun ka bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për të. Një nga klubet që dëshiron lojtarin është skuadra turke Altai që ka shfaqur interesim serioz për Llullakun.
Sipas mediave turka sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet si një përforcim ideal për skuadrën që ndodhet në pozita aspak komode. Drejtuesi e klubit po mendojnë të gjejnë lojtarët e duhur për të shpëtuar skuadrën dhe i kanë hedhur sytë pikërisht nga Llullaku. Ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja përsa i përketë një largimi të mundshëm të lojtarit i cili aktivizohet aktualisht te Astra në Rumani.