Kategoria Superiore çeli sot në orën 17:45 javën e 33-të të saj. Bylis u inponua në transfertë ndaj Flamurtarit, duke triumfuar në sekondat e fundit 2-3. Dy gola për ballshiotët janë shënuar nga Malçi, ndërsa tjetri nga Hidi me 11 metërsh.
Deri përpara sfidës, këtë sezon në Kategorinë Superiore ishin shënuar 395 gola. Me pesë golat e shënuar në Vlorë, shifra shkon në 400 dhe Flosard Malçi është autori I golit që mund të vendosë një rekord sa I takon golave në Superligë.