Skuadra kroate e Lokomotivës se Zagrebit luan ndeshjen e rradhës në kampionatin e Kroacisë kundër ekipit kundërshtar të Istrë 1961. Në formacionion e ekipit kroat bie në sy numri i lartë i futbollistëve me origjinë shqiptare. Sulmi i Lokomotivës është i përbër nga treshja shqiptare me lojtarin e kombëtares tonë dhe ish lojtarin e Laçit Myrto Uzuni, Lirim Kastrati me origjinë nga Kosova si dhe Indrit Tuçi, 18 vjeçari nga Lezha. Ndërkohë pas tyre ndodhet përsëri një ish lojtar i Laçit, Enis Cokaj.
Skuadra e Zagrebit do të tentoj ditën e sotme të regjistroj fitoren e parë në kampionat për këtë edicion të ri.