Pas humbjes 2-0 ndaj Luftëtarit, ka folur trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili shpalosur problemet që ekipi pati në fushë. Ka bërë një analizë të lojës, duke kritikuar një pjesë të saj për shkak të mungesës së përqëndrimit.
“Vështirësia e takimeve është e ditur. Duke ditur që kishim një ekip të mirë përpara. Gabimet që na ndodhën janë të pafalshme. Vetëm me një sulm pjesë të parë nuk pritet rezultat. Pjesa e dytë ishte përsëri e vështirë si në pjesën e parë. Probleme në finalizimin e aksionit dhe për ushtruar presion ndaj kundërshtarit. Patëm më shumë probleme pas pësimit të dy golave. Na mungoi cilësia e aksioneve. Nuk falen këto gabime për një ekip që ka pritshmëri të mëdha. Problemi kryesor ishte kundërsulmi. Edhe pse skuadra është përgatitur, sërish ka probleme. Fakti që skuadra e di shumë mirë që ovjektivi varet nga këmbët tona jo nga kundërshtari. E dinim vështirësinë, e dinim që do ktheheshim në mbrojtje. Të gjithë lojtarët që u provuan nuk dhanë maksimumin. Prurjet e reja kanë nevojë për kohë për tu përshtatur. Mungoi Trashi dhe Ekuban që mund të bënin diferencën. Jam i fokusuar te baza e skuadrës, prurjet e reja janë thjesht plotësim”, ka thënë Starova për “Supersport”.