17 shtator 1986. Në Vlorë ishin miq lojtarët e Barcelonës, që në kuadër të ndeshjeve Europiane luanin ndaj Flamurtarit për Kupën UEFA. Kuqezinjtë do të mahnisnin Europën duke ndalur kampionët e Barçës në një barazim 1-1.
Ka qenë Vasil Ruci që në të 68 minutë kalonte në epërsi Flamurtarin dhe vetëm pesë minuta nga fundi barazonte Vigo. Edhe pas 33 vitesh në Vlorë nuk I kanë harruar emocionet, teksa e kanë kujtuar këtë moment me një tortë speciale, ku ishin të skalituar disa nga momentet e atij dueli si dhe faqja e gazetës që fliste për suksesin në stadiumin e tejmbushur.