Xhevahir Sukaj do të jetë pjesë e Partizanit. Bomberi shkodran ka deklaruar që nga janari do të jetë i të kuqve, ndërsa mbrëmë ai i është bashkuar skuadrës duke festuar në një clubet e kryeqytetit. Pasi ishte i ftuar në panelin e TVSH-së, duke folur për triumfin e Partizanit, sulmuesi shkodran ka zgjedhur të bashkohet me shokët e skuadrës së kuqe. Ai shfaqet në foto me sekretarin e përgjithshëm dhe avokatin e klubit të Partizanit, Geri Burba, me Mentor Mazrekajn, Gëzim Krasniqin dhe një mik të tyrin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.