Në studion e Ora News, ish-sulmuesi i Partizanit Xhevair Sukaj ka folur për gjendjen e të kuqve. “Një vit më parë ne shënonim në fund. Këtë vit është ndryshe. Simjet po shof që skuadra del 17 herë para portë e me zor ban gol. Nuk e kuptoj këtë pjesë”, ka thënë Sukaj.
Alban Tafaj në rolin e opinionistit i ka thënë sulmuesit se me largimin e tij Partizani vuan lojtarin që finalizon. “Nëse ti do të rikthehesh në janar gjërat do të jenë ndryshe për Partizanin. Skuadra krijon më shumë por vuan në realizimin e golave”, ka deklaruar Tafaj.