Xhevahir Sukaj është ritkthyer në Shqipëri. Sulmuesi shkodran pritet t’i bashkohet Partizanit në merkaton e dimrit, megjithatë asgjë nuk është përfundimtare.
Sot, 29-vjeçari ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet në një klinikë dentare. Por, kjo foto nuk mund të kalonte pa u vënë re nga tifozët e kuq, një ndër ta, deputeti socialist, Erjon Braçe. Ky i fundit i shkruan:
“Po ti nga dhëmbët vuan që nuk luan e ne të presim?”.
Siç dihet, Xhevahir Sukaj është idhulli i tifozëve të Partizanit. Ai ishte pjesë e 15 herë kampioënve të Shqipërisë sezonin e kaluar, ndërsa në këtë merkato verore shkodrani pritet të rikthehet në kampin e kuq.