Xhevahir Sukaj mund të rikthehet në kryeqytet në merkaton e janarit. Për këtë newsport.al ka kontaktuar me lojtarin shkodran, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer te 15-herë kampionët e vendit.
“Dëshirë kam të rikthehem në janar, por të shohim. Kam një kontratë 18-mujore me Perakun. Duhet të negocioj me drejtuesit për të zgjidhur kontratën dhe në janar mund t’i bashkohem Partizanit”, ka deklaruar Sukaj për newsport.al.

Leave a Reply