U mendua se ndeshja ndaj Lazios do ishte takimi që do rikthente ekipin e Juventusit tek fitoret në kampionat por një gjë e tillë nuk ndodhi. Bardhezinjtë u mposhtën në shtëpi nga lacialët me rezultatin 1-2.
Në fillim ishte Douglas Costa që kaloi në avantazh torinezët, të cilët pas golit morën frenat e lojës por pritjet e portierit Thomas Strakosha mbajtën në lojë Lazion. Do ishte Immobile që me një dygolësh do bëntë Juven të dorëzohet përballë Lazios por Dybala kishte mundësinë të vendoste barazpeshën. Nga 11 metrat ai u neutralizua nga Strakosha , që i mohoi golin argjentinasit.
Me këtë fitore Lazio tregon se është një nga ekipet më në formë të kampionatit italian dhe një rrezik për të gjithë, ndërsa Juventus tregon se rruga drejt fitimit të kampionatit do ketë shumë pengesa dhe do jetë shumë e gjatë.