Kukësi ka denoncuar dje stolat e thyer në sektorin ku kanë qenë të vendosur tifozët e Partizanit. E sigurtë është se do të ketë një vendim disiplinor dhe e sigurtë është se klubit të kuq do ti faturohet dëmi i bërë në këtë pjesë të stadiumit.
Një film i parë do të jetë ky pasi edhe më parë janë thyer stola, janë dhënë vendime nga Disiplina për stolat të thyer në Korçë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë. Askush nuk ka paguar. FSHF edhe pse ka vendosur që klubet përkatëse të zhdëmtojnë gjithçka është bërë në fund askush nuk ka paguar për to.
Stadiumet janë ato që humbin, klubet organizatore që detyrohen të paguajnë vetë dëmet që janë kanë bërë të tjerët. Rasti i fundit është ai i stadiumit të Kukësit. FSHF duhet të detyroj klubet të paguajnë, si një zgjidhje për të disiplinuar tifozët që shkatërrojnë stadiumet.