Pas mungesës në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Teutës, mesfushori i Tiranës, Edon Hasani është në dyshim edhe për sfidën e nesërme përballë Flamurtarit.
Kjo pasi mesfushori po vuan nga një dëmtim në këmbë, çka e detyroi të mos zbresë në fushë përballë durrsakëve.
Mungesa e tij u ndje në kampin e Ardian Memës, edhe pse bardheblutë arritën të merrnin 1 pikë me mjaft vlerë. E për ta rikthyer sa më shpejt në fushë, 24 herë kampionët e vendit i kanë sajuar një maskë oksigjeni Hasanit, që e lejon mesfushorin të marr ajër më pak se norma e lejuar.
Një terapi që do të shkaktonte zgjerim të mushkërive gjatë aktivitetit fizik, diçka që do sillte sërish më të shpejtë të 27 vjeçarit. Nuk dihet ende se sa do të zgjasë mungesa e Hasanit, por ndaj Flamurtarit është e sigurtë mos-prezenca e tij.