Eros Grezda ka nisur stërvitjen në Kroaci. Sulmuesi I Kombëtares shqiptare pas shumë ditësh në karantinë dhe stërvitje në shtëpi ka zbritur më në fund në fushë për t’u stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Në një intervistë për Vizion Plus”, Grezda konfirmoi gjithashtu lidhjen e tij me Oriola Marashin, si dhe foli startin e stërvitjes.
“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm”.
Agjërimi? “Unë jam mysliman por nuk agjëroj për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe për këtë arsye për momentin nuk po agjëroj. Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjiroj por shpresoj që ta kompesoj”.
Stërvitja? “Po jam në Kroaci ku momentalisht edhe po luaj. Kemi filluar stërvitjen dhe është një lajm shumë i mirë sepse më në fund e kemi thyer monotonin si të themi. Po e kam vuajtur këtë kohë të izolimit, normal si gjithë të tjerët sepse është një moment shumë i vështirë domethënë dhe është një moment shumë i rëndësishëm për ne si me thënë. Aktivitete të ndryshme unë për vete nuk i kam ndalur stërvitjen si me thënë por kemi pasur edhe mundësi të tjera që ta kalojmë kohën me aktivitete të ndryshme.”, përfundoi ai.