Milani arriti një fitore jetike në transfertën ndaj Parmës, me rezultatin 0-1, fal golit të Hernandez në fund të ndeshjes. Me fitoren e sotme Milan ndodhet në vendin e 11-të me 17 pikë, duke qenë 8 pikë larg zonës Champions, objektivit të këtij sezoni. Pas përfundimit të ndeshjes për mediat italiane doli në intervistë trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli. Në fjalën e tij Pioli vlerësoi futbollistët e tij, duke u ndalur edhe tek futbollistët si Piatek apo Kessie.
Për ndeshjen:
“Në goditëm shumë herë portën. Skuadra ishte e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ndeshje, kjo ishte sfida që peshonte. Ishte koha që ne të fitonim, ishim inteligjent, të kthjellët dhe e fituam ndeshjen në mënyrë të merituar”, tha si fillim Pioli.
Për lojtarët:
“Leao bëri mirë kur hyri, nuk e mbulon zonën si Piatek, por ne kemi lojtarë që e ndihmojnë atë si Calhanoglou, Suso, Bonaventura. Ndërsa Piatek i mundon qëllimi, ai nuk mund të buzëqesh më, ka harruar. Ne duhet ta ndihmojmë atë dhe ai duhet të marrë ndihmën e duhur. Kur shoh lojtarët që stërviten mirë dhe janë përgjegjës unë nuk ia mbyll derën askujt. Unë shoh një grup që dëshiron të fitoj. Kessie duhet të kishte bërë më mirë për të ndihmuar Suson, por në karakteristikat e tij ishte mirë. Unë nuk dua të preferncoj lojtarët, kush punon mirë luan, kush gabon do të paguaj”, tha Pioli.