Stavri Nica është larguar nga drejtimi I Devollit. Trajneri 65-vjeçar nuk ka dal sot në stërvitje me skuadrën dhe tashmë largimi I tij mund të quhet zyrtare. Problemet financiare duket se kanë detyruar trajnerin Nica të largohet nga skuadra pasi kishte paraqitur edhe dorëheqjen në klub dhe sot nuk ka marrë pjesë në stërvitje.
Burime për Newsport.al, bëjnë me dije se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Festim Fetollari dhe në klub mendojnë se është I duhuri, por deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare. Dita e nesërme do të jetë vendimtare për trajnerin e ri të Devollit që pas 8 javësh kampionat, renditet në vendin e 4-të me 13 pikë në Grupin B të Kategorisë së Parë.