Serxho Aguero është kthyer në makth për tifozët e Mançester Sitit.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar 5 gola në 8 javë kampionat, por ajo që shqetëson është fakti se nuk di të realizojë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Aguero ka humbur 4 11-metërsha nga 7-të të fituar me Sitin, dy në kampionat dhe dy në Champions, ndërsa një penallti tjetër e humbi pak ditë më parë me kombëtaren e Argjentinës kundër Paraguait në atë humbje 1-0 të bardhekaltërve në shtëpi për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
11-metërshi i fundit që humbi Aguero ishte ai në takimin e djeshëm me Mançester Sitin në barazimin 1-1 të “qytetarëve” kundër Evertonit në “Etihad Stadium”.
Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u shpreh: “Nuk do ta lejoj të gjuajë më nga pika e bardhë”, ndërsa Aguero është vënë në shënjestër të tifozëve për paaftësinë e tij për të shënuar penalltitë.