Kukësi do të udhëtojë drejt Vlorës për t’u përballur me Flamurtarin në javën e 24-t të Superligës.
Një ndeshje delikate për dy skuadra me objektiva të kundërta. Kukësi për titull dhe Flamurtari për mbijetesë.
Edhe pse nuk janë kurrë vendimtare në një sfidë futbolli, statistikat konsiderohen indicie për të kuotuar favoritin në një sfidë.
Duke u nisur nga ky kontekst, Kukësi është i favorizuar kundër Flamurtarit, sepse nga 15 përballje mes tyre, verilindorët kanë fituar 12 sfida, kanë barazuar 1 dhe kanë humbur 2 të tilla.
Kukësi nuk humbet ndaj Flamurtarit prej 27 tetorit 2013, ndërsa ndeshja e parë e këtij sezoni në Vlorë përfundoi 1-1.