Caleb Ekuban nis aventurën e tij me Leeds United në kampionatin anglez, ekzaktësisht në Championship.
Skuadra e tij e re do të luajë në orën 17:30 në transfertën kundër Bolton, e vlefshme për javën e parë të kampionatit për këtë sezon të ri.
Ekuban do ta nisë nga stoli këtë sfidë, ndërsa ndodhet në stolin e rezervave të Leeds United.
Sulmuesi me pasaportë italiane u transferua nga Chievo te Leeds, pas një sezoni fantastik me Partizanin në Superligë ku shënoi 17 gola në kampionat. / NEËSPORT.AL