Edhe pse në distancë, debati Starova-Duka vijon sërish. Dje presidenti Duka foli në tavolinën e rrumbullakët përballë gazetarëve edhe për trajnerin e Partizanit. Pikërisht fjalët e kreut të FSHF-së nuk kanë lënë shije të mirë te tekniku i të kuqve, i cili ka reaguar ashpër për “Panorama Sport”. “Bobi” është i irrituar për Dukën, të cilin e fton në një debat të hapur, por që sipas tij ai nuk do ta pranojë kurrë këtë ftesë. Starova e ironizon, madje shkon deri aty sa i kujton që do të mbahet mend gjatë për rrëzimin nga kategoria të Partizanit, Tiranës dhe Dinamos.
“… Mos i ik përgjegjësisë se arbitri yt ishte ai që nuk akordoi penallti në Korçë. Po ku ka shanse të gabojë njeri aty pa urdhrin tënd… Unë të njoh mirë, mos harro… Të kam sjellë për dore të tregoja zyrat. Do të mbahesh mend si presidenti që hodhi në kategoritë inferiore Partizanin, Tiranën dhe Dinamon. Këtë damkë do ta kesh tërë jetën…”, thotë ndër të tjera Sulejman Starova.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.