Ish-trajneri i Partizanit dhe specialisti i futbollit, Sulejman Starova analizoi supersfidën e fazës së tretë Skënderbeu-Partizani (0-1).duke vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e bëra nga tekniku Gega. Në emisionin “Rubrika Sportive” të “RTSH Sport”, Starova theksoi se edhe nëse të kuqtë bëjnë hap fals, kjo nuk e zhvendos ekipin nga objektivi; titullin kampion
“Faza përgatitore në Turqi i bëri mirë Paritzanit. Them se Skënderbeu nuk i bëri llogaritë mirë me kundërshtarin. U treguan shumë modestë. Ishin deklarat e Vangjelit. I bënë llogaritë gabim duhej të merrnin pikë. Loja e tyre i doli në shteg Partizanit. Kanë pësuar 9 gola. Blerja e re është goditje u pa që në miqësore. Duke qenë se ka 3 xhevahirë të Vegjël.
Partizani mori rezultatin minimal të mundshëm. Skënderbeu pati një gjysmë rast. Partizani i tregoi dhëmbët që ndeshjen e parë të fazës së tretë. Partizani merr 2 pikë më shumë se dy të tjerët. Por nuk e ka autostradë. Edhe po bëri hap fals, nuk është se të tjerët do të përfitojnë. U vërtetuan parashikimet e specialistëve”.