Xhevahir Sukaj padyshim është një nga emrat më të njohur në futbollin shqiptar. Sulmuesi shkodran vijon të jetë në fushën e blertë duke u treguar një nga lojtarët më besnikë të Flamurtarit të shumë halleve.
Ditën e djeshme, në një prononcim për “Fun Zone”, ndër të tjera ai ka përmendur çështjen e barkut ku është përfolur shumë për mbipeshën e tij si dhe ka zbuluar një detaj interesant. Pse u transferua pikërisht te Flamurtari? Për këtë shkak është bërë lojtari i Tiranës, që vetë u largua nga kuqezinjtë.
ÇËSHTJA E BARKUT – Starova na i bëri legjendë këtë çështjen e barkut. Jemi shëndoshur pak, pasi jemi ekipi i vetëm që kemi respektuar rregullat se na i ka kërkuar klubi t’i respektojmë me çdo kusht rregullat.
FLAMURTARI – Këtu më mori Batha, u bë ai shkak që unë kalova këtu. Pas rënies së Vllaznisë e përjetova shumë keq. Kur shkova te Flamurtari ishte për të mos thënë ekipi më i mirë në Shqipëri. Nëse nuk do kishte probleme me pagesat dhe largimet e lojtarëve, vitin e kaluar mund të ishim kampionë. Presidenti i klubit kërkon ligjin e sportit, pasi çdo gjë e ka nxjerrë nga xhepi i familjes së tij.