Pas fitoes shumë të vuajtur kundër Vllaznisë, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova deklaroi: “Nuk jemi skuadër që i kemi ndeshjet të sigurta që t’i fitojmë. Konkurrenca është e madhe.
Ishim në presion pas golit të pësuar. Disa nga lojtarët kryesorë, për meritë të kundërshtarit, nuk ishin në formën e tyre më të mirë.
Iu thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes se do na duhej vetëm një gol për të kthyer rezultatin.
Mazrekaj dhe Bardhi nga stoli? Në fakt, Vllaznia u lodh në pjesën e dytë. U shpërblyem për lojën e bërë. Më vjen mirë për tifozët që sot ishin të shumtë. M’u duk sikur sot fillova kampionatin nga e para.
Në fakt, iu kërkoj falje tifozëve, sepse sot i mbajtëm në ankt deri në fund, por për fat të mirë u mbyll me sukses.
Vllaznia në fakt na e vështirësoi shumë sot, por më vjen mirë që skuadra tregoi karakter. Ishte një fitore dramatike.
Cetkoviç? Nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Ndoshta edhe sepse u dëmtua.
Tani dua të them se, Partizani shkoi në Gjirokastër dy herë për të luajtur, ndërsa Skënderbeu luan në fushë asnjëanëse me Korabin. Rëndësi ka që ne të vazhdojmë të fitojmë, por nuk varet vetëm nga ne. Organizimi i garës duhet të jetë më i drejtë”, tha Starova për Supersport në “Gol pas Goli”.